Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Fushë e re, vazhdojnë punimet në Durrës

Shkruar nga NEWSPORT
Fushë e re, vazhdojnë punimet në Durrës
Fushe e re ne Durres

Qyteti i Durrësit do të pasurohet me një fushë të re futbolli, që po ndërtohet në ambientet e shkollës “Benardina Qerraxhia”. Kjo fushë do t’i shërbejë akademisë së FSHF-së, “Elite Youth”, për zhvillimin e seancave stërvitore.

Ky projekt është fryt i bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit. Fusha do të ketë tapet artificial, ndërsa Federata ka marrë përsipër shtrimin e tapetit, vendosjen e portave dhe instalimin e sistemit të ndriçimit, në mënyrë që stërvitjet të mund të zhvillohen në çdo orar.

Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit do të mbulojë fondet për bazamentin, ndërsa ndërtimi i tij dhe sistemi i drenazhimit do të realizohen nga FSHF.

Aktualisht po punohet në sistemin e drenazhimit.

 

Poll

Lexo gjithashtu