Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF vijon angazhimin social përmes futbollit, ekipi i refugjatëve shqiptarë spikat në “Unity EURO Cup”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF vijon angazhimin social përmes futbollit, ekipi i refugjatëve
Ekipi i refugjatëve shqiptarë spikat në “Unity EURO Cup”

Ekipi i refugjatëve shqiptarë, i përbërë nga lojtarë që jetojnë aktualisht në Shqipëri dhe i mbështetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në turneun europian “Unity EURO Cup”, që u zhvillua në Zeist të Holandës, në qendrën e Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB).

Skuadra shqiptare mposhti Francën 1-0 dhe Lihtenshtejnin 2-0 në fazën e grupeve, ndërsa u mund minimalisht 1-0 nga Irlanda. Me këto rezultate, ekipi siguroi kualifikimin për në çerekfinale, ku u përball me Holandën, vendase të turneut, duke u mposhtur 3-0 dhe duke përfunduar kështu rrugëtimin në këtë kompeticion me vlera të veçanta sociale dhe njerëzore.

Përmes këtij turneu europian të organizuar nga UEFA dhe UNHCR, FSHF vijon të promovojë vlerat e përfshirjes dhe solidaritetit, duke përdorur futbollin si një mjet për të bashkuar komunitetet dhe për të ndihmuar në integrimin e refugjatëve në shoqëri.

Poll

Lexo gjithashtu