Armand Duka në Preshevë
Pas vendimit për ndërtimin e një fushe futbolli në Luginën e Preshevës, Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka miratuar një tjetër hap të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit të futbollit në këtë trevë.
FSHF do të pajisë me bazë materiale falas ekipet e futbollit në zonën e Preshevës dhe Bujanocit, duke kontribuar kështu në përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në futboll.
Një gjest unik dhe mjaft fisnik nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke treguar qartë mbështetjen e madhe po i japin kësaj treve, si institucioni ashtu dhe presidenti Armand Duka.
Poll
