Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF shpërndan certifikata pjesëmarrje për vullnetarët e angazhuar në finalet e Europianit U-17 “Shqipëri 2025”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF shpërndan certifikata pjesëmarrje për vullnetarët e
Federata e Futbollit

Federata e Futbollit shpërndau sot certifikatat e pjesëmarrjes për rreth 200 vullnetarë që u angazhuan me përkushtim në organizimin e fazës finale të Kampionatit Europian U-17, që u zhvillua në vendin tonë nga 19 maji deri më 1 qershor. Një organizim historik dhe tejet i suksesshëm, që nuk do të kishte qenë i mundur pa kontributin e jashtëzakonshëm të vullnetarëve.

Për të nderuar dhe falënderuar përkushtimin e tyre, FSHF organizoi pasditen e sotme një ceremoni të veçantë për vullnetarët, ku shpërndau certifikatat e pjesëmarrjes, të lëshuara në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Pano Xhixho, drejtuesja e rrjetit të vullnetarëve, Edlira Jaupaj si dhe koordinatorja e projektit të Euro U-17, Evia Kumria.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni falënderoi të gjithë vullnetarët për kontributin e tyre të vyer dhe për profesionalizmin e treguar përgjatë të gjithë finaleve të Kampionatit Europian U-17, ”Shqipëri 2025”.

”Ju falënderojmë shumë për pjesëmarrjen sot, por më shumë sesa sot, ju falënderojmë që jeni bërë pjesë e jona, e eventit të EURO U-17. Pa kontributin tuaj do të ishte e pamundur që ne të arrinim suksesin që arritëm në organizim. Në emër edhe të Presidentit Duka, dua t’ju falënderoj përzemërsisht që jeni bërë pjesë e familjes tonë. Siç e dini, ne do të organizojmë në 2027, finalet e Kampionatit Europian U-21. Pa ndihmën tuaj, do ta kemi të vështirë ta organizojmë. Në çdo lloj organizimi që ne do të kemi, ju jeni pjesë e jona. Të gjithë ju që jeni këtu dhe pjesa tjetër që nuk janë, keni qenë super profesionistë në detyrat që ju janë ngarkuar. Bashkëpunimi ka qenë në mënyrë perfekte dhe ju falënderoj përzemërsisht” – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së.

Në fjalën e tij të rastit, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Pano Xhixho, i cili ishte edhe drejtues i këtij projekti tha se pa pjesëmarrjen e vullnetarëve ky event nuk do të kishte qenë kaq i suksesshëm.

“Jam i bindur që pa ju ky aktivitet nuk do të bëhej i tillë. Ju garantoj që kam marrë nga UEFA dhe Presidenti i FSHF-së, fjalët më të mira për organizimin. Me krenari e themi që jemi Europiani me më shumë tifozë pas vitit 2002 dhe kjo nuk është pak. Ju keni plotësuar me përpikmëri çdo gjë që ju është kërkuar. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre bashkë me ju. Të gjithë se bashku jam i bindur që do të bëjmë krenar FSHF-në dhe vendin tonë edhe në Europianin e ardhshëm” – tha Pano Xhixho.

Ky ishte një moment mirënjohjeje për të gjithë vullnetarët shqiptarë dhe të huaj të cilët me përkushtim dhanë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e këtij eventi madhor futbollistik.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga