Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF prezanton nesër “Vision To Victory”, dokumenti strategjik që orienton zhvillimin e futbollit shqiptar në 4 vitet e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF prezanton nesër “Vision To Victory”, dokumenti strategjik
FSHF

Federata e Futbollit do të prezantojë nesër, në orën 18:00, strategjinë 2026–2030 “Vision To Victory”, një dokument themelor që përcakton qartë rrugën e zhvillimit të futbollit shqiptar për katër vitet e ardhshme.

Eventi, që do të mbahet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, do të bëjë bashkë komunitetin sportiv, partnerët strategjikë të Federatës së Futbollit, si edhe kontribuesit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndërtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar.

Në një intervistë për fshf.org, Koordinatori i Marrëdhënieve me Jashtë në FSHF, Tedi Agalliu ndalet në detaje mbi mënyrën se si është ndërtuar strategjia dhe filozofinë që e udhëheq atë.

“Ditën e hënë, në ora 18:00 do të lançojmë në ambientet e Shtëpisë së Futbollit” strategjinë e re 2026–2030 “Vision to Victory”. Një strategji që është ndërtuar mbi një proces të thellë, gjithëpërfshirës dhe të mirë strukturuar. Jemi nisur nga një analizë e kujdesshme e ciklit të mëparshëm strategjik, për të kuptuar qartë çfarë ka funksionuar dhe ku ka pasur nevojë për përmirësim.

Më pas, përmes një procesi konsultimi me aktorët kryesorë të futbollit shqiptar dhe në bashkëpunim të ngushtë me ekspertizën e UEFA-s, kemi ndërtuar një vizion realist, por ambicioz për vitet që vijnë.

Metodologjia jonë bazohet në të dhëna konkrete, objektiva të matshme dhe një qasje afatgjatë, që synon jo vetëm sukses sportiv, por edhe zhvillim të qëndrueshëm, institucional dhe organizativ të futbollit shqiptar.

Kjo strategji vendos themele të qarta për të ardhmen dhe shërben si udhërrëfyes për të gjithë ekosistemin e futbollit shqiptar”, – thotë Agalliu për fshf.org.

Poll

Lexo gjithashtu