Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF organizon edicionin e dytë të kursit “UEFA B Fitness Coach”, hapen aplikimet

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF organizon edicionin e dytë të kursit “UEFA B Fitness
 

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e dytë të kursit “UEFA B Fitness Coach”, një program i rëndësishëm formimi për përgatitësit fizikë, që janë pjesë thelbësore e stafit teknik në futbollin modern.

Kursi do të nisë në shkurt 2026 dhe do të zgjasë deri në shtator 2026, duke përfshirë një fazë teorike dhe një fazë praktike. Pjesa e parë do të zhvillohet në auditor, ndërsa pjesa praktike do të realizohet në klube. Në përfundim të kursit, kandidatët do t’i nënshtrohen një provimi përfundimtar.

Ky edicion do të drejtohet nga Iris Selimi, Përgjegjës i Sektorit të Performancës në FSHF, me mbështetjen e Departamentit të Edukimit.

Në këtë edicion, edhe kursantët e mëparshëm do të kenë mundësinë të konvertojnë licencën e tyre nga “National” në “UEFA B Fitness Coach”, sipas standardeve të miratuara nga UEFA.

Sipas rregullores së Departamentit të Edukimit të FSHF-së, kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

Të kenë mbushur moshën 25 vjeç (regjistrimi bëhet mbi bazën e pasaportës ose certifikatës personale me fotografi, të marrë brenda 3 muajve të fundit);

Të kenë diplomë të arsimit të lartë në Akademinë e Sporteve (Instituti i Fiskulturës) ose në universitete të tjera sportive vendase apo të huaja, të specializuara në Shkencat Motorrike – në origjinal ose fotokopje të noterizuar;

Të kenë certifikatë shëndetësore të lëshuar nga organi përkatës (të marrë brenda 3 muajve të fundit);

Të mos jenë duke vuajtur dënime sportive mbi 6 muaj dhe të mos jenë të dënuar për vepra penale;

Të posedojnë licencë të vlefshme UEFA C;

Për shtetasit e huaj, kërkohet njohja e gjuhës shqipe, e cila mund të vërtetohet përmes një certifikate të lëshuar nga organet kompetente.

Regjistrimet janë të hapura deri më 23 janar 2026. Për më shumë informacion, kandidatët mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit:

[email protected]

Poll

Lexo gjithashtu