Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF nuk ndalet, tjetër fushë me bar natyral drejt përfundimit

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF nuk ndalet, tjetër fushë me bar natyral drejt përfundimit
kompleksi Shefqet Lamcja

Punimet për rikonstruksionin e fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” po shkojnë drejt fazës përmbyllëse. Tashmë ka përfunduar ndërtimi i bazamentit si edhe janë realizuar punimet për sistemin modern të drenazhimit, depos së ujit dhe sistemin e vaditjes.

Muaji mars konsiderohet periudha më e përshtatshme për hedhjen e farës dhe mbjelljen e barit natyral, çka do t’i japë fushës formën përfundimtare.

Paralelisht me rikonstruksionin e fushës, Bashkia Elbasan ka investuar në përmirësimin e ambienteve të kompleksit, përfshirë dhomat e zhveshjes, të cilat tashmë ofrojnë kushte më funksionale dhe bashkëkohore për sportistët.

Ky investim është pjesë e një strategjie më të gjerë të zhvillimit të infrastrukturës sportive në vend, ku po punohet njëkohësisht në disa terrene futbolli, si në ndërtimin e impianteve të reja ashtu edhe në modernizimin e atyre ekzistuese. Qëllimi është krijimi i kushteve sa më cilësore për futbollistët dhe zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu