Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF mirëpret për herë të parë workshop-in “UEFA Regional Coaching Disabled”

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF mirëpret për herë të parë workshop-in “UEFA
UEFA Regional Coaching Disabled

Për herë të parë, Federata Shqiptare e Futbollit është mikpritëse e UEFA Regional Coaching Disabled Workshop, një seminar tre-ditor i dedikuar edukimit dhe zhvillimit profesional të trajnerëve që punojnë me futbollistë me nevoja të veçanta.

Ky aktivitet organizohet nga UEFA në bashkëpunim me FSHF-në, me pjesëmarrjen e disa federatave anëtare, dhe ka në fokus përmirësimin e cilësisë së punës me sportistët me nevoja të veçanta.

Workshopi synon shkëmbimin e përvojave, prezantimin e metodikave bashkëkohore të trajnimit dhe zbatimin e kurrikulës së re të UEFA-s, e cila promovon përfshirjen dhe barazinë në sport.

Gjatë tre ditëve të seminarit, një kontribut të madh do të japin edhe specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF, që janë të trajnuar nga UEFA për këtë seminar. Trajnerët pjesëmarrës do të marrin pjesë në sesione teorike dhe praktike, të udhëhequra nga mentorët dhe ekspertët e UEFA-s.

Ky është një hap i rëndësishëm për FSHF-në në drejtim të zhvillimit të trajnimit gjithëpërfshirës, duke u dhënë trajnerëve mjetet dhe njohuritë e nevojshme për të ndihmuar çdo futbollist të arrijë potencialin e tij.

Përmes këtij workshopi rajonal, UEFA synon të krijojë një rrjet bashkëpunimi ndërmjet federatave europiane, duke e forcuar rolin e futbollit si mjet edukimi, integrimi dhe zhvillimi social.

Poll

Lexo gjithashtu