Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF merr pjesë në workshopin rajonal të UEFA-s për licensimin e klubeve dhe qëndrueshmërinë financiare

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF merr pjesë në workshopin rajonal të UEFA-s për
FSHF

Federata e Futbollit ishte pjesë e UEFA Club Licensing & Financial Sustainability Regional Workshop, një event i rëndësishëm që mblodhi përfaqësues nga 22 federata anëtare të UEFA-s, si dhe konfederata të tjera anëtare të FIFA-s.

Në workshop-in e zhvilluar në Ljubljanë të Sllovenisë në datat 6-7 mars, FSHF u përfaqësua nga Drejtoresha e Departamentit Ligjor, Erisa Vora dhe menaxheri i licensimit të klubeve, Eduard Gjini.

Në këtë workshop u trajtuan çështje kyçe mbi licensimin e klubeve dhe sfidat financiare në futbollin europian si dhe u prezantuan ndryshimet në rregulloren e licensimit të klubeve për edicionin futbollistik 2025 dhe problematika të tjera që lidhen me licensimin, si për futbollin e vajzave ashtu edhe për atë të djemve.

Workshop-i ishte një mundësi e mirë për shkëmbimin e eksperiencave mes federatave dhe për forcimin e praktikave të licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare të klubeve në përputhje me standardet e UEFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga