
Në Athinë, Greqi, u zhvillua konferenca vjetore “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability Annual Conference”, një aktivitet i rëndësishëm që mblodhi përfaqësues nga 55 federata anëtare të UEFA-s.
FSHF u përfaqësua në këtë konferencë nga menaxheri i licencimit të klubeve, Eduard Gjini, si dhe specialisti i Departamentit Ligjor, Mario Kertusha.
Gjatë punimeve u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licencimit të klubeve dhe u trajtuan problematika që lidhen me licencimin e klubeve të vajzave dhe djemve.
Konferenca shërbeu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave mes federatave dhe për forcimin e praktikave të licencimit e qëndrueshmërisë financiare të klubeve, në përputhje me standardet e UEFA-s.