Federata e Futbollit njofton hapjen zyrtare të regjistrimeve për edicionin e radhës të Kursit të Mjekësisë Sportive. Kursi organizohet nga FSHF dhe do të zhvillohet nën drejtimin e Departamentit të Mjekësisë Sportive, në bashkëpunim me Shoqatën e Mjekëve Sportiv dhe Fizioterapistëve.
Programi i kursit është i strukturuar në disa faza, sipas kalendarit të mëposhtëm: 16–17 shkurt, 18–19 mars, 1–2 prill, 28–29 maj, 17–18 shtator, 8–9 tetor, 5–6 nëntor, 14 dhjetor – diplomimi.
Kandidatët që dëshirojnë të regjistrohen në Kursin e Mjekësisë Sportive duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
Diplomë nga Universiteti i Mjekësisë ose Fizioterapi. Studentët e vitit të tretë duhet të paraqesin vërtetim nga Universiteti;
Raport mjekësor, i lëshuar nga organi përkatës brenda 3 muajve të fundit;
Fotografi pasaporte;
Fotokopje e kartës së identitetit ose e pasaportës;
CV, që përfshin aktivitetin profesional si mjek ose fizioterapist;
Numër kontakti dhe adresë e-maili.
Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën: [email protected] . Afati i fundit për aplikim: 6 shkurt 2026. Aplikimet e dorëzuara pas kësaj date nuk do të pranohen.
