Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FSHF hap regjistrimet, mësoni se kur fillon kursi i ri UEFA B për zonën e Tiranës

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF hap regjistrimet, mësoni se kur fillon kursi i ri UEFA B për
FSHF

Më 1 shtator 2025 do të nisë edicioni i radhës i kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Tiranës.

Ky kurs është i rezervuar veçanërisht për lojtarët profesionistë me përvojë të gjatë, të cilët kanë luajtur të paktën shtatë sezone të plota në divizionin më të lartë apo në një ligë plotësisht profesionale dhe që dëshirojnë të ndjekin rrugën e diplomave të trajnerëve të UEFA-s duke filluar nga niveli UEFA B. Këta kandidatë mund të ndjekin kursin pa pasur një licencë UEFA C apo përvojë gjashtëmujore si trajner.

Kursi për licencën UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha, konkretisht:

01–05 shtator 2025
22–26 shtator 2025
13–17 tetor 2025
03–07 nëntor 2025
Për t’u regjistruar në këtë kurs, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si më poshtë:

* Diploma e Shkollës së Mesme

* Licenca UEFA C – minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (si trajner apo zv.trajner i një skuadre, me vërtetim përkatës) (Ky kriter nuk aplikohet për ish-lojtarët profesionistë)

* Vërtetim për aktivitetin që ushtrojnë aktualisht (nga ekipi përkatës)

* Fotokopje e ID-së ose pasaportës

* Numër kontakti / CV

Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike dokumentacionin e kërkuar në adresën e emailit: [email protected] , si edhe me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit është data 10.08.2025.

Aplikimet që mbërrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: [email protected] .

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga