Federata e Futbollit dhe SHRFT, në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, organizuan me sukses turneun për vajzat e kategorisë U-13, i zhvilluar në fushën sportive “Lapraka”.
Ky turne kishte si qëllim promovimin e futbollit të vajzave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sport, si edhe rritjen e nivelit cilësor të lojtareve të reja përmes aplikimit të teknikave bashkëkohore stërvitore. Aktiviteti shërbeu gjithashtu si një platformë e rëndësishme për evidentimin e talenteve të reja në futbollin e vajzave.
Në turne morën pjesë ekipet: EMV Rinia, Lapraka Sport, Egnatia, FC Alpha 2024, KF Spartaku, Olympic Junior, Klosi, Peza Sport, SG Tirana dhe Astiri.
Federata e Futbollit dhe SHRFT vijojnë angazhimin e përbashkët për të mbështetur iniciativa që kontribuojnë në zhvillimin dhe promovimin e futbollit të vajzave.
