Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FOTO-LAJM/ 'Bob' Starova i shkon për vizitë mikut në spital, Gazetari sportiv: Në Infektiv është hapur departamenti i sportit

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO-LAJM/ 'Bob' Starova i shkon për vizitë mikut në
Sulejman Starova dhe Saimir Demi

Gazetari i njohur sportiv Saimir Demi është shtruar në spital. Ai ka postuar një foto prekëse që tregon dashurinë e miqve që e rrethojnë.

Sulejman Starova i ka shkuar për vizitë tek infektivi Demit dhe të dy kanë dal të fotografuar duke u përqafuar. E ku ka më mirë se miqësia e vërtetë mes dy njerëzve të cilët i bashkon sporti shqiptar.

Saimiri në postimin e tij flet se kudo i ka rastisur të jenë bashkë, por asnjëherë në një dhomë spitali. Gazetari kujton se sa herë kanë qenë në të njëjtin stadium, ku ai vetë në tribuna e ‘Bobi’ duke drejtuar ekipin në fushën e lojës.

Njeriu i sportit në RTSH, ku ka mbajtur dhe poste të rëndësishme brenda në institucion e cilëson analistin e emisionit të Superiores si 'Sula' për të treguar afrimitetin që dallohet në buzëqeshjen gazmore në fytyrën e të dyve.

Me shaka, Saimir Demi e mbyll duke thënë se ndoshta një department sporti po hapet në infektiv.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga