
Kampionati Europian i U-17
Departamenti i Komunikimit në FSHF njofton se është hapur procesi i aplikimit për akreditimin e përfaqësuesve të medias për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.
Ky turne do të zhvillohet në katër stadiume; “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”, nga data 19 maj deri më 1 qershor.
Gazetarët dhe fotografët e interesuar për të ndjekur nga afër këtë aktivitet ndërkombëtar të rëndësishëm, mund të aplikojnë për akreditim në linkun e mëposhtëm:
Akreditimi për Mediat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”
Poll