Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Faza e fundit e kampionatit, Departamenti i Arbitrimit zhvillon aktivitet me arbitrat e “Abissnet Superiore”

Shkruar nga NEWSPORT
Faza e fundit e kampionatit, Departamenti i Arbitrimit zhvillon aktivitet me
Trajnimi i arbitrave

Teksa po i afrohemi fazës kulminante të kampionatit “Abisnet Superiore” dhe fazës Final 4, sektori i Arbitrimit në FSHF ka organizuar një aktivitet me të gjithë arbitrat e Superiores në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte për të përgatitur sa më mirë arbitrat për ndeshjet e ardhshme dhe për të diksutuar në lidhje me situatat e lojës dhe ndikimin psikologjik tek të gjithë aktorët e përfshirë.

Fillimisht arbitrat kanë zhvilluar një seancë stërvitore në drejtimin e përgatitësve atletik, seancë që ka pasur më shumë karakter relaksues dhe zbavitës.

Më tej, seanca vijoi me një bashkëbisedim mes arbitrave, drejtuesve të Departamentit të Arbitrimit dhe psikologes Lenida Halilaj.

Në këtë bashkëbisedim secili arbitër u shpreh rreth komunikimit mes kolegëve, balancimi i jetës personale me atë profesionale dhe vështirësive të punës.

Duke marrë në konsideratë që ndodhemi në fazën e fundit të “Abissnet Superiore”, fokus i rëndësishëm iu dha mënyrës si i menaxhojnë situata të papritura në fushë, të qëndruarit objektivë pavarësisht presioneve të jashtme, si dhe impaktin e medias dhe rrjeteve sociale në nivelet e stresit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga