Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

FANTASTIKE/ Botërori i minifutbollit, Shqipëria kualifikohet në raundin e 1/16-ave

Shkruar nga NEWSPORT
FANTASTIKE/ Botërori i minifutbollit, Shqipëria kualifikohet në
Kombëtarja shqiptare e minifutbollit kundër Meksikës

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është kualifikuar në raundin e 1/16-ave të Kampionatit Botëror “Socca World Cup 2024”. Kuqezinjtë arritën sot fitoren më të rëndësishme duke mundur kryesuesit e grupit Meksikën me rezultatin 3-1. Një ndeshje e dominuar nga skuadra e Irtan Sejkos që realizoi tre gola spektakolar. Për kuqezinjtë shënuan Armand Gapi, Guido Tepshi dhe Endrit Kaca.

Trajneri Irtan Sejko e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Meksikës : Kejd Myrta (GK), Joanc Duqi, Endrit Kaca, Mehmet Hoxha, Erald Leci dhe Giovanni Hoxha.

Kuqezinjtë pas shumë këmbënguljesh arritën të zhbllokonin takimin vetëm në minutat shtesë të pjesës së parë. Armand Gapi pasi rikuperoi nje top në mesfushë, nuk gaboi i vetëm përballë portierit. Goli i dytë erdhi nga një kombinim i bukur mes Kacës dhe Tepshit. Ky i fundit me një goditje spektakolare dyfishoi rezultatin.

Shqipëria shënoi edhe golin e tretë me Endrit Kacën. Kapiteni kuqezi përfitoi nga dalja e portierit kundërshtar dhe me një goditje të bukur vulosi kualifikimin në raundin e 1/16-ave. Në fund të takimit rrugën e rrjetës e gjeti edhe Meksika.

Në raundin e 1/16-ave Shqipëria do të përballet me Belgjikën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga