Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria në grupin B5, FSHF mirëpret mini-turneun kualifikues

Shkruar nga NEWSPORT
EURO U-19 për vajza/ Shqipëria në grupin B5, FSHF mirëpret
Albania

Është hedhur shorti për kualifikueset e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-19 për vajza, ku Shqipëria, që është pjesë e Ligës B, është pozicionuar në grupin B5 së bashku me Turqinë, Malin e Zi dhe Lihtenshtejnin.

Të gjitha ndeshjet e këtij mini-turneu do të luhen më 9, 12 dhe 15 prill 2026, nën organizimin e FSHF.

Brenda dy ditëve, Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar të drejtën për të organizuar gjashtë mini-turne të rëndësishëm europianë në Shqipëri. Ky është një tregues i qartë i nivelit të lartë të organizimit dhe mikpritjes që FSHF u ofron ekipeve pjesëmarrëse, të cilat shprehin dëshirën që ndeshjet e turneve kualifikuese t’i zhvillojnë në vendin tonë.

EURO U-19 për vajza/ Shqipëria në grupin B5, FSHF mirëpret
 

 

Poll

Lexo gjithashtu