Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

EURO U-17 2025 / FSHF & Policia e Shtetit zhvillojnë takim informues për koordinimin dhe masat e sigurisë në kuadër të Kampionatit Europian

Shkruar nga NEWSPORT
EURO U-17 2025 / FSHF & Policia e Shtetit zhvillojnë takim informues
FSHF & Policia e Shtetit

Në kuadër të organizimit të Kampionatit Europian UEFA U-17 në Shqipëri, u zhvillua në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” një takim mes drejtuesve të shërbimeve të Policisë së Shtetit të qyteteve Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Elbasan, si dhe përfaqësuesve të Policisë Kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rinas.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi për eventin UEFA EURO 2025 për moshat U-17, i cili do të zhvillohet nga data 19 maj deri më 1 qershor, në stadiumet “Arena Kombëtare”, “Niko Dovana”, “Elbasan Arena” dhe “Arena Egnatia”.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu mbi koordinimin dhe marrjen e masave të sigurisë për këtë event të rëndësishëm, duke nisur nga mbërritja e ekipeve pjesëmarrëse në aeroport, masat e sigurisë në hotelet ku do të akomodohen, si dhe masat përpara, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjeve në të gjitha stadiumet.

Gjatë takimit u diskutua edhe mbi pikat e kontaktit për çdo stadium, agjendën e ekipeve dhe të ndeshjeve, si dhe mbi nevojën për të shkëmbyer informacion rast pas rasti.

Forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe FSHF-së, si dhe me aktorët e tjerë të përfshirë në organizimin e këtij eventi në Shqipëri, do të sigurojë që UEFA EURO 2025 U17 të zhvillohet me sukses, në vazhdën e suksesit të finales së UEFA Conference League të vitit 2022.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga