Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

EURO 2025 për U-17, FSHF-ja zbulon emrin e maskotës së Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
EURO 2025 për U-17, FSHF-ja zbulon emrin e maskotës së
Maskota - Albani

Federata e Futbollit mirëpret finalet e kampionatit europian të 17-veçarëve në vitin 2025, një event madhor që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, në bashkëpunim me UEFA-n.

Kombëtarja shqiptare do të përfaqësohet në këtë eveniment me maskotën e saj, që do ta shoqërojë përgjatë gjithë ndeshjeve të EURO 2025, një risi për këtë pjesëmarrje të veçantë.

Për të emërtuar maskotën e Kombëtares u sugjeruan disa opsione emrash shqiptarë në rrjetet sociale të Federatës së Futbollit, ku pas votimeve të tifozëve në sondazhin online, me shumicë votash u përzgjodh emri Alban.

Albani, i veshur me ngjyrat kuqezi, do të shoqërojë ekipin tonë në përballjet e tij dhe do të sjellë atmosferë pozitive për të gjithë tifozët e pranishëm nëpër stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga