Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Edicioni i ri i kursit për skautët e futbollit, ja kriteret për t’u regjistruar

Shkruar nga NEWSPORT
Edicioni i ri i kursit për skautët e futbollit, ja kriteret për
Kursi per skaute te futbollit

Edicioni i ri i kursit për skautët e futbollit do të nisë në fund të muajit mars. Federata e Futbollit do të organizojë këtë kurs të rëndësishëm, i cili do të udhëhiqet nga Sektori i Edukimit në FSHF dhe do të zhvillohet i ndarë në katër periudha: 31 mars – 04 prill, 14 – 18 prill, 05 – 09 maj dhe 26 – 30 maj.

Kursi i FSHF-së për skautët e futbollit do t’u ofrohet të gjithë atyre që punojnë apo duan të punojnë me klubet si zbulues talentesh. Pjesëmarrësit do të pajisen me njohuritë e nevojshme për stërvitje dhe përgatitje, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve.

Për t’u regjistruar në këtë kurs të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
1. Mosha minimale 20 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
2. Diploma e shkollës së Mesme;
3. Aktivitetin që ushtrojnë;
4. Numër kontakti;
5. Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
6. CV

Nuk do të pranohen në kurs kërkesat e dërguara nga kandidatët e dënuar mbi 180 ditë nga Komisionet Disiplinore të FSHF-së; studentët të cilët, ndërsa ndjekin kursin, do të pësojnë një pezullim prej më shumë se 180 ditësh nga Komisionet e FSHF-së; kandidatët e dënuar përjetësisht nga Komisionet e FSHF-së; studentët të cilët gjatë zhvillimit të kursit dënohen nga autoritetet pezullohen nga kursi.

Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected], përmes postës së zakonshme me konfirmim marrje në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.

Për çdo informacion në lidhje me aspektet logjistike dhe organizative të kursit mund të kontaktoni sekretarinë e shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected].

Kursantët që do të përfundojnë me sukses kursin për skautët e futbollit do të pajisen me licencë nga FSHF për ushtrimin e këtij profesioni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga