Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

E vërteta e këngës “Mora Fjalë” në stadium dhe himni zyrtar kuqezi, dy fjalë edhe nga Lorik Cana për spekulimet e fundit

Shkruar nga NEWSPORT
E vërteta e këngës “Mora Fjalë” në stadium
Ilustrim / Lorik Cana dhe stadiumi "Air Albania"

Mungesa e këngës “Mora Fjalë” në ndeshjet e Kombëtares në stadiumin “Air Albania” është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Shumë aludime, shumë thashetheme, por në fakt asgjë e vërtetë. Nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka asnjë vendim që të ndalohet një këngë e tillë.

Por, duke qenë se në Europian u prezantuam me këngën “Po ku ka si ti o Shqipëria ime” e kënduar nga Vaçe Zela qysh prej vitit 1980, ky është zgjedhur si himn që do të shoqërojë kombëtaren shqiptare të futbollit në vazhdim.

Kësisoj përveç thirrjes për kore raciste në shkallët e stadiumit nga ana e tifozëve tanë, duke qenë se nuk i ka hije një kombi si Shqipëria dhe nuk i shkon për shtat tifozave të mrekullueshëm KuqeZi, FSHF-ja nuk ka ndaluar dhe nuk ka asnjë vendim për të mos kënduar “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Për këtë temë ka folur edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. I ftuar në emisonin “ShqipëriaLive” në TopChannel, Cana thotë se tifozët nuk i ndal askush që ta këndojnë këtë këngë, qoftë me muzikë apo pa muzikë në sfond.

“E lexova pak në rrjete. Nuk është se kam pasur një vëmendje të madhe, por është një fat që e kemi një Shkurte Fejzaj që për ne në Kosovë është një figurë e veçantë. Sa i përket pjesës së këngës, të them të drejtën nuk jam shumë brenda ngjarjes, por një gjë është e sigurt, mos t’i japim aspekt negativ.

Kënga do këndohet nëpër shkolla, nëpër stadiume dhe kur këndojnë tifozët, nuk është askush që mund t’i ndalë. Nuk e shoh që të mbahet si polemikë. Sa i përket këngës “Mora fjalë”, është këngë e popullit tonë, e sakrificave dhe kur këndohet në stadium, nuk ka asgjë që e ndalon, me muzikë apo pa muzikë në sfond”, është shprehur ish-kapiteni i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga