Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dy nxënësit shqiptarë rrihen barbarisht nga huliganët e ekipit të "Vojvodës" në Tetovë

Shkruar nga NEWSPORT
Dy nxënësit shqiptarë rrihen barbarisht nga huliganët e
Dy nxënësit shqiptarë/ © Tetova Sot

Një akt brutal dhune ka tronditur Tetovën. Mbi 20 tifozë të ekipit “VOJOVDA” kanë sulmuar dy nxënës shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike, duke i rrahur barbarisht.

Sipas viktimave, huliganët fillimisht i kanë fyer me sharje të rënda e më pas i kanë goditur pa pushim me grushte. Nga dhuna e ushtruar, nxënësit nuk mbajnë mend gjithçka që ka ndodhur, raporton Tetova Sot.

Të dy të miturit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime të rënda. Njëri ka hundën e thyer plotësisht, ndërsa tjetri ka të thyer brinjët dhe krahun e majtë.

Poll

Lexo gjithashtu