
Daku, Hoxha, Pajaziti, Ismajli, Taulant Balla dhe Ylber Ramadani
Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë fitoren me patjetër përballë këtyre të fundit në sfidën e tretë të kualifikueseve të Kupës së Botës.
6 ditë përpara kësaj sfide të rëndësishme, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla ka takuar disa prej lojtarëve të Kombëtares. Ministri Balla është takuar me Dakun, Hoxhën, Pajazitin, Ismajlin dhe Ramadanin.
“Kafe me dardanët e kombëtares sonë kuq e zi”, ka shkruar Balla në faqen e tij zyrtare, teksa shihet duke pirë kafe me djemtë e kombëtares sonë.
Poll