Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”

Shkruar nga NEWSPORT
Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17
Euro u17 / 2025

Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit dhe tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Ky kompeticion madhor do të zhvillohet në katër stadiume të përzgjedhura: “Arena Kombëtare”, “Elbasan Arena”, “Niko Dovana” dhe “Egnatia Arena”.

Në “Arenën Kombëtare” do të luhen gjithsej pesë ndeshje, përfshirë sfidën hapëse, dy ndeshje të fazës së grupeve, një gjysmëfinale dhe finalja e madhe. Në “Elbasan Arena” do të zhvillohen katër takime, ku përfshihen tre ndeshje të fazës së grupeve dhe një gjysmëfinale. Ndërkohë, në stadiumet “Egnatia Arena” dhe “Niko Dovana” do të luhen nga tre ndeshje të fazës së grupeve.

Stadiumet janë të ndara në sektorët: Kategoria 2, Kategoria 1 dhe VIP. Çmimet e biletave për ndeshjet e fazës së grupeve dhe gjysmëfinalet janë:

Kategoria 2 – 400 lekë
Kategoria 1 – 800 lekë
VIP – 3,500 lekë
Për finalen që do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, çmimet janë:

Kategoria 2 – 500 lekë
Kategoria 1 – 1,000 lekë
VIP – 5,000 lekë
Biletat shpërndahen vetëm nga kompania T-Ticket, dhe të gjithë të interesuarit mund t’i blejnë ato vetëm online, në faqen ebileta.al .

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.

Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.

Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)

Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Pasi të konfirmohet pagesa, biletat mund t’i shkarkoni nga platforma ose do t’ju vijnë me “email”.

Nëse nuk ndodh menjëherë, kontrolloni kutinë “spam” në “email”-in tuaj për t’u siguruar që biletat ju kanë ardhur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga