
Shpëtim Duro
Mes Shqipërisë dhe Kosovës, Etnik Brruti zgjodhi mes shumë polemikash Kombëtaren e kuqezinjve. Megjithatë, mesfushori 21-vjeçar nuk ka marrë asnjë minutë nga trajneri Sylvinho. Për grumbullimin e Brrutit, ka zgjedhur të flasë Shpëtim Duro i ftuar në “News 24”.
“E njoh Brrutin. Ka talent, nuk diskutohet. Momentalisht nuk ka vend te Kombëtarja jonë. Mirë ka bërë Federata. Unë habitem, ne kemi shumë lojtarë këtu, që kanë nivel më të lartë se Brruti.
Si ka mundësi, nuk thirret Rrapaj i Partizanit, që ka mbajt 3 vjet peshën tek të kuqtë. Kemi një lojtar, super mesfushor, Qefalija. Është një tjetër mesfushor sulmues, Tresa i Laçit. Ke Gjergji Koten”, u shpreh Duro.
Poll