
Specialistë të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) morën pjesë në një workshop tre-ditor të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për implementimin e sistemit të ri digjital “MyFFK”.
Ky sistem, i cili është implementuar në Shqipëri prej disa muajsh, ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të futbollit duke ofruar funksionalitete të avancuara për departamentet teknike dhe optimizimin e fluksit të punës. Specialistët e FSHF-së ndihmuan në ndarjen e përvojës dhe njohurive të tyre mbi këtë sistem.
Ky workshop përfshiu edhe prezantimin e sistemit dhe mundësitë e tij për menaxhimin e lojtarëve, klubeve dhe kampionateve. Demonstrimi praktik përfshiu raporte statistikore në kohë reale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për analizën e të dhënave.
Implementimi i suksesshëm i këtij sistemi do të ndihmojë në një menaxhim më të efektshëm të futbollit në nivel kombëtar jo vetëm në Shqipëri, por tashmë edhe në Kosovë.