
Kombëtarja dhe Taty Mendes
Trajneri Sylvinho konsiderohte më të drejtë “arkitekti” i Kombëtares sonë. Fitorja me Serbinë i atribuohet edhe atij. Emri i sulmuesit Rey Manaj do të mbetet i “skalitur” në memorjen e çdo tifozi shqiptar për golin e shënuar në Leskovc.
Por vajza e Sylvinhos, Taty Mendes ka tjetër mendim. Ajo ka postuar “story” në “Instagram”, ndërsa vë në dukje punën e shkëlqyer të portierit Strakosha:
“Ky portier meriton një çmim”. Vlerësimi i saj është i drejtë, pasi edhe në mediumin e “SofaScore”, Strakosha mori notën më të lartë të ndeshjes, 8.4.

"Story" në "Instagram" i Taty Mendes
Poll