Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Ambasadori i Britanisë mezi pret ndeshjen Angli-Shqipëri në 'Wembley': Rezultati do të jetë i ngushtë, t'a kthejmë në festë

Shkruar nga NEWSPORT
Ambasadori i Britanisë mezi pret ndeshjen Angli-Shqipëri në
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nick Abbott ka qenë i ftuar në emisionin Opinion, ashtu si Ivan Gvozdenovic për të folur për shortin e Shqipërisë.

Duke përfaqësuar mbretërinë, ambasadori ka komentuar vetëm përballjen Angli kundër Kombëtares Shqiptare.

Për të ndeshja është një festë dhe loja në fushë do të jetë e ngushtë. Kujtojmë që Abbott është emëruar në shtator në vendin tonë, pasi më parë ka qenë i dërguari zyrtar i britanikëve në Kosovë dhe e njeh mjaft mirë shqiptarinë.

“Do të jetë në mars ndeshja Angli-Shqipëri. Mezi po e pres. Jam entuziast.

Në Wembley do të mbizotërojnë të dy ngjyrat, si tonat ashtu edhe ato kuqezi. Mendoj se s’ka shumë diferenca. Rezultati do të jetë i ngushtë në fund, shumë i ngushtë.

Nuk e di a do të ketë mjaftueshëm gola por e di që nuk do të jetë thjesht një ndeshje futbolli, por një festë”, u shpreh ambasadori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga