Janë mbyllur ndeshjet e javës së 9-të të FSHF Sunday League. Në Grupin A, Alpha CrossFit vazhdon ecurinë pozitive, duke shënuar fitoren e 9-të radhazi, pasi mundi Three Lions 2-1 dhe udhëheq renditjen me 27 pikë.
Edhe Barrikada po zhvillon një kampionat shumë të mirë, teksa këtë javë fitoi 2-0 ndaj skuadrës Tirana e Re dhe mban vendin e dytë me 24 pikë, po aq sa Tigres që mundi FC Confucius 3-1.
Në ndeshjet e tjera të Grupit A, Immi mundi FC Implant Swiss 2-0, Friends Team fitoi 3-1 ndaj Happy Dent Center, FC Messer triumfoi 3-2 ndaj Futura Dent, ndërsa Antigonean mundi minimalisht Dymbëdhjeta 1-0. Ndeshja FC Mallakastra – FC Luminesen nuk u zhvillua.
Në Grupin D, Dajti fitoi 5-2 ndaj Coca Cola Tepelena dhe mban vendin e parë me 25 pikë. Domja e vendit të dytë mposhti Ju Ar Plast 6-1 dhe ka 22 pikë.
Në Grupin B triumfuan edhe Vila L, Primo MFC, M&D, ATS dhe FC Storm. Vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Albamer vs Raiffeisen Bank 2-2.
