Në seancën e sotme plenare, Erion Braçe ka “ngitur zërin” për një nga çështjet më delikate në vendin tonë. Atë të financemit të sporteve në vendin tonë.
Deputeti i Partisë Socialiste ka theksuar se buxheti sipas sektoreve të caktuara në sport nuk bëhet sipas dëshirës apo pasionit të një ministri të caktuar. Dhe padiksutim këtu i referohet dhe ironizon ministrin e Financave, Petrit Malajn.
Ndër të tjera, Braçe është shprehur se futbolli në vendin tonë po jep shpirt dhe se 2.2 milionë euro për padelin dhe ping pongun janë shumë. Gjithashtu nënvizon se Superiorja po mbahet nga disa presidentë me paratë e tyre.
“Politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës, apo sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar. Blendi për padelin, Taulant për boksin, unë për ping pongun e kështu me radhë. Jo nuk bëhet kështu. Këto para që janë këtu në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e padelit. Blendi do vazhdojë ta bëjë sportin e padelit me lekët e veta. Këto para janë për kuota, pjesëmarrje në këto aktivitete. 2.2 mln euro për pjesëmarrje në aktivitete janë shumë para. Ashtu si pjesa tjetër, që ne kemi disa vite që e cojmë tek komiteti olimpik duhet të prodhojë produkt.
Nëse do flasim për sporte moderne, më lejoni tju them se futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Superliga në këtë vend po mbahet nga disa presidente me lekët e tyre dhe një pjesë e këtij aktiviteti po mbahet edhe me para pa destinacion. Pra nëse do mbështesim hajde të mbështesim këtë sport masiv në Shqipëri, jo sportin sipas dëshirës së një ministri, që më lejoni të them që as unë as ai nuk e tregojmë dot sa sportiv jemi, por jo te padeli, as tek ping pongu”, tha socialisti Braçe.
