Sot shënon një ditë zie në Shkodër, por jo vetëm, edhe në Shqipëri. Një djalosh 13-vjeçar u nda nga jeta në mënyrë të parakoshme si pasojë e një aksidenti automobilistik me motorr.
Fabian Shpatit iu ndërpre ëndrra për futbollin përgjysëm me një aksident fatal që i mori jetën. Për ndarjen nga jeta të 13-vjeçarit, pak më parë ka reaguar dhe klubi i Vllaznisë.
“Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike pas aksidentit të djeshëm e Fabian Shpatit ka qenë një ngjarje e rëndë për të gjithë, përfshirë këtu edhe komunitetin e futbollit pasi Fabiani 13 vjeçar ishte një lojtar me perspektivë qê po rritej tek Akademia e Futbollit “Djelmnia shkodrane”.
KF Vllaznia dhe Akademia Vllaznia i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Shpati, e po ashtu edhe Akademisë së Futbolllit “Djelmnia shkodrane” për këtë humbje të madhe.
Prehu në paqe Fabian!”, shkruan Vllaznia.