
Zinedine Zidane, Lojërat Olimpike "Paris 2024"
Lojërat Olimpike “Paris 2024” kanë ngritur siparin e tyre. Një eveniment fantastik sportiv, i vendosur në zemër të Francës, kryeqytetin e bukur dhe mbresëlënës, Parisin.
Sporte të ndryshme të cilat do t’i shoqërojnë adhuruesit nga mbrëmja e sotme, pra 26 korrik, deri më 11 gusht. Përgjatë këtyre 15 ditëve, dashamirësit e sporteve të ndryshme do të kenë mundësinë të shijojnë në maksimum të preferuaren e tyre.
Një video hyrëse mjaft interesante ku si personazh kryesorë ka Zinedine Zidane. Legjenda e Francës dhe Real Madrid shihet teksa vrapon me një pishtar në dorë dhe rrugës mbledh sa më shumë persona. Pra, Lojërat Olimpike “Paris 2024” e ngrenë në këtë mënyrë siparin.
Poll