
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë triumfuar në gjysmëfinalen e basketbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Amerikanët ia dolën të mposhtnin Serbinë me rezultatin 95-91.
Ndeshja nisi mirë për serbët, të cilët fituan 3 periodat e para. 31-23, 23-20 dhe 22-20 përfunduar 3 periodat e para në favor të Serbisë. Teksa, reagimi i amerikanëve erdhi në te e fundit, me protagonist kryesorë Stephen Curry.
Ky i fundit ndihmoi ekipin e tij që të fitonte periodën e fundit me rezultatin e thellë 32-15, teksa personalisht gjatë ndeshjes shënoi plot 36 pikë.
Rezultati i periodës së katërt vendosi dhe atë përfundimtar, me SHBA-në që shkon në finalen e madhë aty ku do të përballet me Francën të cilët mposhtën Gjermaninë 73-69.
USA battono Serbia 95 a 91 in semifinale
— ALESSANDRO TAPPARINI (@aletapparini) August 8, 2024
La finale sarà quindi USA contro Francia
NEVER GIVE UP
????????#Paris2024 #USABasketball pic.twitter.com/jAyMzCzXBS