Një video e publikuar në rrjetet sociale mori ‘dhenë’, kjo pasi një trajner i taekwondos godet me shuplakë një sportiste. Bëhet fjalë për Valmir Fetiu, i cili gjuan vajzën e tij 8-vjeçare, Valina Fetiu, e cila u mposht nga kundërshtarja serbe.
Menjëherë pas kësaj situate reagoi trajneri, i cili shpejgoi situatën, ku theksoi se e kishte goditur vajzën e tij për ta qetësuar. Gjithashtu kërkoi edhe falje, por diçka e tillë as nuk është marrë parasysh nga Boprdi i Mbikëqyrjes së Garave në Kampionatin Evropian të Kadetëve 2024 në Tiranë.
Është vendosur që Fetiu të pezullohet me 6 muaj për sellje agresive ndaj sportistes. Pas këtij dënimi ai nuk do të jetë në gjendje të ushtrojë profesionin e tij as në garat kombëtare e as në ato ndërkombëtare.