
Skandalet në Lojërat olimpike duket se nuk kanë fund. Sipas mediave franceze “BFMTV” bëhet me dije se një ngacmim seksual ka ndodhur në ceremoninë e ndarjes së medaljeve olimpike.
Më saktësisht babi i xhudistes kroate, Barbaraa Matiç, akuzohet për ngacmim seksual. I ati, Boric Matiç pretendohet se ka ngacmuar një nga vullnetaret e Lojave Olimpike. Denocimi ka ardhur nga vullnetarja, e cila ka theksuar se Matiç ka tentuar ta puthë atë gjatë festimeve.
Për këtë policia menjëherë e ka arrestuar babin e kroates, ndërsa nuk ka vonuar edhe deklarata e familjes. Në median kroate “HINA” kanë deklaruar se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se Boric ka shkuar vullnetarisht në komisariat për të dëshmuar për këtë situatë “fake” të krijuar kundër tij.
Hetimet ndaj babit të xhudistes vazhdojnë dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të . kujtojmë se Barbara ia doli të fitonte medaljen e artë në kategorinë e 70 kg, por fitorja e saj ka kaluar në plan të dytë pas akuzave ndja të atit.