Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Skai Cup/ Legjendat shpallen kampionë për herë të parë, fitojnë me përmbysje kundër CCBS

Shkruar nga NEWSPORT
Skai Cup/ Legjendat shpallen kampionë për herë të parë,
Skai Cup

Ekipi “Legjendat” është shpallur kampion i Skai Cup, pas një finaleje emocionuese ndaj skuadrës FC CCBS, që përfundoi me rezultatin 2-1.

Ndeshja u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, teksa të pranishëm ishin qindra tifozë, të cilët ndoqën nga afër këtë takim. FC CCBS ishte e para që kaloi në avantazh, falë golit të Reisid Hasanaj në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një fitoreje për CCBS, Legjendat barazuan rezultatin 2 minuta para fundit të kohës së rregullt, me një gol të shënuar nga Gerald Gjoni. Kjo çoi ndeshjen në kohë shtesë. Në minutën e katërt të shtesës së parë, Geri Sulo realizoi golin e fitores, duke vulosur suksesin për ekipin e tij.

Kjo është hera e parë që Legjendat fitojnë Skai Cup. Trofeu iu dorëzua kampionëve nga administratori i Skai Construction, Haris Fezaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga