Fatkeqësitë që kanë kapluar Spanjën detyrojnë klubin e Valencia-s që të dal në thirrje përsëri dhe të detyrojë Federatën spanjolle të rishtyjë ndeshjen e raundeve të Kupës së Mbretit.
Skuadra nga rajoni lindor i Spanjws po përjeton kohë të këqija për popullin e saj dhe kjo reflektohet edhe tek shenja e shiritit të zi në logon e klubit kudo nëpër rrjetet sociale. “Lakuriqët e natës” këtë mëngjes kanë bërë kërkesë formale që takimi i Copa del Rey kundër një skuadre inferiore të shtyhet përsëri.
Sfida thuhej se do të fillonte këtë të mërkurë pasi ishte shtyrë njëherë javën e kaluar, por gjithë fokusi në këto kohë është tjetërkund e ndaj futbolli bën një hap mbrapa. Stuhia Dana ka shkaktuar viktima, ndër ta dhe tifozë të Valencia-s.
Në një njoftim publik, spanjollët shprehen të shokuar nga ngjarjet e fundit dhe se takimi i 6 nëntorit nuk mund të luhet absolutisht.
OFFICIAL STATEMENT | REQUEST TO POSTPONE MATCH AGAINST CP PARLA ESCUELA-FAIR PLAY
— Valencia CF (@valenciacf_en) November 4, 2024
This morning, Valencia CF has formally requested the Spanish Football Federation to postpone the match against @ParlaEscuela, which was set to take place this Wednesday, November 6th, at 7:00pm, in… pic.twitter.com/0FDnv7CygE