Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes ka përfunduar pa shumë histori. FSHP-ja ka mësuar presidentin për 4 vitet e ardhshme.
Kështu Elez Gjoza rikonfirmohet në krey të kësaj federate, ndërsa ia doli të triumfonte bindshëm ndaj rivalit të tij, Asim Belinovës. Me 15 vota, Gjoza u rizgjodh në krey të FSHP-së kundrejt 1 vote të siguruar nga Belinova.
Për të parë nga afër këto zgjedhje ishte i pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli si dhe përfaqësuesi i Federatës Europiane të Peshëngritjes, Astrit Hasani, njëkohësisht president i Federatës së Kosovës.
Gjithashtu në këto zgjedhje u vendos edhe për bordin e ri drejtues të FSHFp-së. Artur Lagja, Leonard Toska, Asim Belinova, Arben Qafa, Endri Karina dhe Ilir Topuzi janë anëtarët e rinj të kësaj federate.