Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Panik në Paris, alarm për bombë pranë stadiumit të Lojërave Olimpike

Shkruar nga NEWSPORT
Panik në Paris, alarm për bombë pranë stadiumit të
Lojërat Olimpike "Paris 2024"

Një situatë shqetësuese ka ndodhur sërish në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Alarm për bombë është raportuar pak më parë në lagjen Saint-Denis të Parisit.

Në zonën përreth stacionit të trenit Saint-Denis – Porte de Paris, jo shumë larg stadiumit Stade de France, ku prej dje po zhvillohen garat e atletikës për Lojërat Olimpike, aktualisht gjithçka është e rrethuar. Mediat e huaja raportojnë se alarmi u krijua pasi u zbulua një objekt i dyshimtë, ndërsa ekspertët e lëndës plasëse kanë mbaërritur në vendin ku është gjendur objekti i dyshimtë.

Për shkak të rrezikut të shtuar gjatë Lojërave Olimpike Verore, masat e sigurisë në kryeqytetin francez janë rritur në maksimum dhe autoritetet janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga