
Deborah Keçi ishte një nga drejtoret e vëna nën akuzë nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ky dyshohet se ka bashkëpunuar duke favorizuar në prokurorime publike. Ndaj saj është caktuar masë sigurimi, Detyrim Paraqitje. Ndërsa, në rrjetet sociale vijon të jetë mjaft aktive.
Sot, ajo ka bërë një postim ku shkruhej: “Në këtë kohë, absolutisht duhet të zgjedhësh veten. Nuk ka justifikime”. Një mesazh i qartë që të lë të kuptosht se në këtë periudhë të vështirë të jetës saj, ku akuzohet nga organi më i lartë i hetimit në vend, ajo ka vendosur t’i shërbejë vetëm “Deborah”.
Kujtojmë që pas vendimit të GJKKO-së për masën e sigurisë, u kërkua nga SPAK dhe pezullimi i saj nga funksioni i drejtoreshës së shumësportëshit të klubit të Tiranës.
