Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Kampioni shqiptar i xhudos, Policia shpall në kërkim Akil Gjakovën

Shkruar nga NEWSPORT
Kampioni shqiptar i xhudos, Policia shpall në kërkim Akil
Akil Gjakova

Akil Gjakova, shqiptari kampion europe në sportin e xhudos, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Përmes një njoftimi publik, autoritetet bëjnë me dije se sportisti 28 vjeçar akuzohet për dhunë në familje dhe deri tani nuk është mundur të ndalohet.

Mediat bëjnë me dije se xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova është denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë. Ai kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshortja, por kjo e fundit i është përgjigjur me një kundërpadi, ku mes tjerash, ka deponuar se ai ka ushtruar dhunë.

“Jo, faleminderit. Nuk po kom qef me folë për këtë temë…”, citohet të ketë thënë sportisti Akil Gjakova për mediat, pas interesimit të tyre. Më 16 Dhjetor 2023, Akil Gjakova fitoi medalje ari në Kampionatin Europian të Xhudos duke u shpallur më i miri në Europë.

Kampioni shqiptar i xhudos, Policia shpall në kërkim Akil
Mediat kosovare nxjerrin fotot e gruas se dhunuar nga Gjakova

"Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: AKIL (Luan) GJAKOVA  i lindur me 04.01.1996 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:  “Dhunё nё familje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftim.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga