
Kampionati botëror i Formula 1 ka hyrë në fazën më të nxehtë.
Tifozët nuk janë në gjendje të vendosin se cili do të fitojë titullin, Lando Noris me McLaren apo Max Verstappen me Red Bull.
Për Noris shanset janë reale dhe kjo e ka shtyrë për të menduar edhe një befasi, duke ndezur rivalitetin edhe me shokun e skuadrës.
“Më pëlqen të garoj në Ostin. Është një garë e shkëlqyer për të nisur pjesën e fundit të sezonit pas disa javësh pushim. Është gjithashtu një fundjavë sprint, që do të thotë se ka më shumë pikë për t’u rrëmbyer. Dy muajt e ardhshëm do të jenë tepër të ngarkuar, por edhe emocionues. Unë jam gati të kthehem në makinë dhe t’i tregoj se çfarë mund të bëjmë”, u shpreh piloti britanik Lando Norris.
Holandezi ka në favor eksperiencën e kampionit dhe avantazhin prej 52 pikësh në renditje, ndërkohë që janë edhe 6 gara për tu zhvilluar.