
Charles Leclerc triumfon në shtëpi, teksa mori një fitore të rëndësishme në Grand Prix Monaco, në një garë që ishte mjaft e frikshme. Kjo për shkak se 3 makina u përplasën mes tyre në xhiron e parë, duke bërë që gjithçka të ndalej për 40 minuta.
Sergio Perez u godit nga Kevin Magnussen dhe u përplas me muret rrethuese, duke rrezikuar jo pak në këtë situatë. Fatmiësisht të dy pilotët janë në gjendje të mirë dhe gara vazhdoi pas flamurit të kuq. Magnussen tani rrezikon edhe vazhdimin në botërorin e Formula 1, për shkak të rregullave të ashpra të “FIA”.
Rikthehemi te Leclerc, i cili kishte vendin e parë të sigurtë në Principatë. Pioloti i Ferrarit udhëhoqi të gjithë garën dhe mbajti Oscar Piastrin pas për të fituar për herë në F1 – që nga prilli 2022. Ferrari mori edhe vendin e tretë me anë të Carlos Sainz. I dyti në këtë garë u rendit Oscar Piastri. Fundjavë për t’u harruar kjo e Red Bullit, që nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë me Max Verstappen dhe del me pak pikë nga principata.