
Karim Adeyemi dhe Loredana
Loredana nuk është më beqare. Vajza "jonë” shqiptare dhe futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi kanë kanë celebruar dashurinë e tyre në martesë.
Lajmin për celebrimin e tyre e ka dhënë vetë Loredana ku përmes një postimi në rrjetet sociale ajo dhe Karim tregojnë unazat në gisht.
“02.10.2024, Përgjithmonë”, - shkruan këngëtarja që tashmë ndryshon dhe mbiemrin, duke marrë atë të futbollistit.
Kujtojmë se një vit më parë Loredana ka konfirmuar lidhjen me Adejemin, i cili është 6 vite më i vogël. Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.

Postimi i Loredanës
Poll