Ekipi shqiptar që përfaqëesoi Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” është rikthyer në vendin tonë. Në aeroport u pritën me ceremoni, ndërsa në Shqipëri sjellin edhe dy medalje të bronzta.
Islam Dudaev dhe Chermen Valiev i siguruan vendit tonë medaljet, me mundësit që ngritën lart flamurin shqiptarë. Pas mbërritjes në aeroport ka folur kreu i KOKSH, Fidel Ylli. Ky i fundit ka theksuar se të gjithë së bashku ia kanë dalë të triumfojnë në Paris.
“Të nderuar pjesëmarrës, miq dhe të ftuar. Sot është një ditë e rëndësishme për sportin shqiptar. Shqipëria ka hyrë në listën e medaljeve olimpike, falë Dudaev dhe Valiev, që ngritën flamurin kuqezi në Paris, gjë që ne e kishim ëndërruar. Të gjithë bashkë u munduam, këtu falenderoi edhe Seit Prizrenin, kreun e Federatës së Mundjes.
Këta sportistë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë dhe ky është një mesazh për Kuvendin dhe qeverinë që të bëjnë më shumë. Synimi ynë ishte një medalje Olimpike dhe ia dolëm. Dua t'i falenderoj të gjithë për kontributin e tyre", u shpreh Fidel Ylli.