Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Bota e sportit në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes në Shqipëri

Shkruar nga NEWSPORT
Bota e sportit në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes në
Kujtim Ninas

Një lajm i trishtë ka prekur të gjithë sportdasëshit ditën e sotme. Një ish-kampion i mundjes, Kujtim Ninas është ndarë nga jeta në moshën 62-vjeccare.

Më poshtë është dhe njoftimi i Federatës:

“Me shumë dhimbje dhe pikëllim, njoftojmë ndarjen nga jeta të Kujtim Ninas (Gut Lala), një figurë e shquar e mundjes dhe një humbje e madhe për sportin shqiptar. Kujtimi ishte një nga kampionët më të nderuar të mundjes, i cili la një trashëgimi të paharrueshme dhe kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin e këtij sporti.

Ai u nderua me medaljen “Nderi i mundjes së Gollobordës” dhe ka qenë pjesë e ekipeve më të njohura të mundjes, si “17 Nëntori”, “Tomorri” dhe “Dajti”. Pjesëmarrës aktiv në vitet ‘70-‘80 dhe kampion kombëtar në vitin 1979 në kategorinë 82-90 kg, Kujtimi gjithashtu ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në administrimin e mundjes, si anëtar i Kryesisë së Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare.

Kjo humbje është një goditje e rëndë për sportin e mundjes, i cili ka humbur një të dashur dhe të përkushtuar. Kujtimi do të mbetet gjithmonë një frymëzim për të gjithë ata që e deshën mundjen dhe e ndihmuan atë të rritej.

Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të afërmit!”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga