
Albina Drazhi
Albina Drazhi ka shkëlqyer në Kroaci në kompeticionin ndërkombëtar në mundjes. Drazhi zhvilloi ndeshje mjaft të mira dhe pikërisht kjo performancë iu shpërblye me medalje.
Mundësja shqiptare u rendit në vendin e dytë në turneun ndërkombëtar të Valamar Cup, për Senoir. Drazhi u paraqit mirë, duke fituar edhe medaljen e argjendtë.
“Albina Drazhi mori medaljen e parë në një aktivitet ndërkombëtar të mundjes. Mundësja kuqezi u rendit e dyta në turneun Ndërkombëtar Valamar Cup, për Senior, të mbajtur në Kroaci, duke marr medaljen e argjendtë”, shkruan Komiteti Olimpik.
Poll