
Gjashtë herë kampioni i botës në bilardo, Ray Reardon është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare.
I ashtuquajtur me nofkën “Drakula”, Reardon dominoi Kampionatit Botëror të bilardos që në vitet 1970. Ai ishte një nga lojtarët më karizmatik të këtij sporti gjatë epokës së tij, duke fituar famë për përsosmërin e tij në lojë, dhe për humorin jashtë saj.

Gruaja e Reardon, Carol ka thënë se ylli i bilardos vdiq të premnet, pas një beteje me kancerin të cilën nuk e fitoi dot.
Edhe pse uellsiani u tërhoq zyrtarisht nga loja në vitin 1991, Reardon ishte ende aktiv. Ai kishte luajtur bilardo vetëm disa muaj para se të ndahej nga jeta, duke “jetuar” me sportin ku shkëlqeu për shumë vite, në të cilin është shpallur 6 herë kampion bote.
Legjenda e bilardos, Ray Reardon ka lënë pas gruan e tij dhe dy fëmijët, të cilët po përjetojnë dhimbjen e ndarjes nga jeta të njeriut të tyre të dashur.