
Sporti dhe politika nuk mund të jenë kurrsesi të ndarë nga njëri-tjetri. Shpeshherë në aktivitetet shtetërore, pjesëmarrësit që janë ministra ose jo, nuk harrojnë të përmendin edhe shijet e tyre sportive. Një gjë të tillë e ka bërë zëvendëskryeministri Erion Braçe, që është një tifoz i thekur i Partizanit.
Së fundmi, është zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi që në një ceremoni zyrtre i ka bërë jehonë klubit të Partizanit. Në dekorimin e legjendës së peshëngritjes Faruk Kalleshi, Koçi nuk është kursyer teksa ka cituar shpeshherë se me kë është tifoz. "Emocion i veçantë që në këtë ceremoni morën pjesë figura të shquara të Partizanit tonë", shkruan Petro Koçi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Ky burri ketu ka lindur 1 vit pas clirimit te vendit.
Faruk Kalleshi ka nje trup te vogel por ka shenuar suksese dhe arritje te medha.
Ka nderuar Shqiperine dhe Klubin Partizani me rekorde te shumta.
Klubi qe ka perfaqesuar Ministrine e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Brenda Partizanit ka patur shume Vllazni dhe Faruk Kalleshi ka qene pjese e kesaj Vllaznie.
Partizanin, profesori im Agim Fagu e konsideron universitet sportesh e te ishe pjese tij duhej te kishe talent sportiv dhe cilesi njerezore te shquara. Faruk Kalleshi eshte legjende e peshengritjes shqiptare.
Nder per mua ti dorezoja certifikaten e Mirenjohjes akorduar nga Ministri i Mbrojtjes.
Emocion i vecante qe ne kete ceremoni moren pjese figura te shquara te Partizanit tone.